Korçares i djegin automjetin gjatë natës, 34-vjeçarja e kishte parkuar afër shtëpisë

Policia e Korçës me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se është djegur makina e një 34-vjeçarje. Sipas policisë automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetases që është edhe pronare e makinës.

Advertisements

Korçë

Më datë 23.07.2022, rreth orës 01:30, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Smart” në pronësi të shtetases L. Z., 34 vjeçe, banuese në Korçë, i parkuar në afërsi të banesës së saj. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht.

Advertisements

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZhvishet Beatrix Ramosaj, i vë ‘flakën’ rrjetit
Artikulli tjetërDetaji i fshehtë në kartëmonedhën me portretin e Mbretëreshës, mund ta dalloni vetëm me laser. Ja sekreti që u zbulua nga shkencëtari