I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, përplaset autobusi me pasagjerë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Berat-Kombinat vendin e quajtur Terminali.

Advertisements

Autobuzi me traga AA204UK në momentin kur do të hynte në terminal është përplasur me një shtetas që drejtonte motorin.

Advertisements

Goditja ka qenë tepër e fortë sa drejtuesi i motorit ka fluturuar disa metra larg.

Si pasoj e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i motorit i cili ka marrë fraktura të shumta dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për mjekim. Në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton shkaqet e aksidentit.

Është për t’u theksuar se ky aks rrugor njëkohësisht rruga nacionale e vetme që lidh Beratin me qytetet tjera është një aks me sinjalistikë të dëmtuar ku semaforët prej vitesh nuk punojnë.

Artikulli paraprakZbardhen detaje të reja nga atentati në Milot/ Si ndodhi gjithçka në 3 minuta, ja sa vrasës e sulmuan Brahimin dhe Preçin me 103 plumba
Artikulli tjetërTragjike! Reperi i njohur amerikan qëllohet për vdekje para shtëpisë së tij