Dy tragjedi në 24 orë, gruaja humb shtëpinë ndërkohë që varroste të shoqin

Një grua në Britani pësoi dy tragjedi, pasi humbi bashkëshortin dhe shtëpinë brenda 24 orëve. 55-vjeçarja Julie Lane ndodhej në varrimin e të shoqit, kur shtëpia e saj Woodley, Berkshire u përfshi nga flakët.

Advertisements

Ngjarja tragjike ndodhi të martën, ndërkohë që Britania u godit nga temperaturat ekstreme prej 40 gradë Celcius dhe vendi u përfshi nga zjarret.

Zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët në shtëpinë e Lane dhe banesat e fqinjëve të saj për rreth 6 orë. Por prona e saj pësoi dëme të mëdha dhe tani 55-vjeçarja ka humbur gjithçka.

Advertisements

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2022
Artikulli tjetërI nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, parashikimi i motit për datën 22 korrik 2022