Brenda makinës së djegur u gjetën dy kallashnikovë, Policia jep informacion të reja për atenatin në Milot

Policia ka dhënë informacion zyrtar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot.
Policia konfirmon se shtetasi Klisman Preçi ndërroi jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, ndërsa Ylli Brahimi ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Një makinë tip “Audi” është gjetur e djegur pak çaste pas atentatit në fshatin Gramëz të Krujës, brenda së cilës janë konstatuar dy automatikë kallashnikov.

Kurbin/Informacion paraprak:

Advertisements

Në qytet Milot, në sheshpushimin e një pallati, rreth orës 21:00, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler”, brenda të cilit ndodheshin shtetasit K. P., 28 vjeç dhe Y. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Shtetasi K. P. ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor.
Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.

Në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakAtentati me një viktimë në Milot, ja si paraqitet gjendja e të plagosurit Ibrahimi (VIDEO)
Artikulli tjetërE rëndë! Gruaja xheloze hedh nga ballkoni i hotelit me 5 yje të dashurin 21 vjeç