A e keni menduar dorëheqjen nëse fitoni zgjedhjet? Berisha zbulon vendimin e fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nëse PD fiton zgjedhjet dhe rrëzohet qeveria e Edi Ramës, ai do të zhvillojë primare për të zgjedhur se kush do të vijë në krye të qeverisë.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Open”, Berisha nuk e ka treguar qartë nëse ka ambicien për të marrë postin e kryeministrit.

Gazetari: Mendoni që shqiptarët votën kundër Ramës do jua japin juve?

Advertisements

Berisha: Me këtë që ke thënë, ke thënë një gjë shumë të bukur. Shqiptarët nuk ishin në protestë për të mbështetur Sali Berishën, por Shqipërinë. Për mua ajo ishte gjithçka. Ata të cilët do votojnë, të garantoj që do kenë një alternativë të kristaltë për t;’i dhënë përgjigje problemeve të vendit. Pas fitores së zgjedhjeve, do bëj një primare për kryeministër. Nëse shqiptarët mendojnë se nuk duan një tjetër kryeministër. Po të fitoj zgjedhjet, prapë primare.

Gazetari: Kishte një perceptim se Berisha nuk do bëhej kryetar PD-je. Berisha u rikthye në mënyrë triumfale. Perceptimi tjetër është që Berisha nuk do bëhet kryeministër. Ju realisht, a keni menduar që të shkoni deri në një pikë dhe të tërhiqeni për të çliruar partinë nga makthi?

Berisha: Ju shtoni një gjë, por jo vetëm ju por shumë njerëz. Çfarë do bëjë Berisha për t’ia lënë partinë dikujt. Rruga e vetme për një forcë politike që të ketë një udhëheqës ta çojë në fitore, është që të japë dorëheqjen ai që humbet zgjedhjet. Humb zgjedhjet dhe ikën. Humba zgjedhjet në 2001, u përmbys raporti i ODIHR. Më thirrën në Varshavë dhe më thanë që të kanë vjedhur mandatet. Tani më thanë, je për ripërsëritje të zgjedhjeve apo të ndërhyjë Parlamenti Europian për zgjidhje tjetër.

Çfarë zgjidhje tjetër? Të japim Presidentin. Nuk ishin në kushtet për t’u ribërë zgjedhjet. PE vuri sanksione ndaj Nanos, që nuk mund të zgjidhte President socialist.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 12 korrik 2022
Artikulli tjetërHabit Fevziu: Më duket vetja varfanjak, kam takuar një politikan që kishte veshur rroba 40 mijë euro