Tjetër dëshmi tronditëse për vrasjen e Martin Çeços: “I vunë litarin në fyt dhe e tërhoqën zvarrë me makinë”

Të tjera dëshmi zbulohen për vrasjen e Martin Çeços në Maliq. Sipas një bariu të zonës, i cili ka gjetur shapkat e 26-vjeçarit, para se në vendngjarje të mbërrinte policia, ka treguar se tre vrasësit e kanë sjellë Martinin afër liqenit dhe më pas i kanë vënë litarin në fyt.

Advertisements

Ai tregon për një emision investigativ, se Martini është tërhequr zarrë me makinë nga tre personat dhe më pas është hedhur në liqen.

Advertisements

“Ata e tërhoqën zvarrë me makinë aty re. E mbytën. E sollën këtu dhe e tërhoqën zvarrë. E mbytën. Me litar në fyt dhe e tërhiqnin zvarrë me makinë, vinin vërdallë. E kanë bërë copë trupin. E kanë masakruar dhe e kanë sjellë me makinë zvarrë,” tregoi ai.

Martin Çeço u ekzekutua nga grupi i Valter Mollajt, i cili ishte i lidhur me vajzën, që edhe Martini e pëlqente. Vajza i shkruante Martinit, por nuk i tregonte për lidhjen me Valterin.

Artikulli paraprak“Kthehu në atë vendin tuaj të derrave”, polici gjerman ofendon me tone raciste emigrantin shqiptar (VIDEO)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e mërkurë, 22 qershor 2022