Tërmeti “apokaliptik” me magnitudë 6.1/ Mbi 1 mijë viktima, shumë fëmijë nën rrënoja

Tërmeti shkatërrues u ka marrë jetë shumë fëmijëve në Paktika të Afganistanit.

Advertisements

Këtë e konfirmuan doktorët e këtij rajoni për BBC, ndërsa bilanci i viktimave i ka tejkaluar 1 mijë. Puna e ekipeve të shpëtimit për t’iu ardhur në ndihmë personave nën rrënoja është vështirësuar nga shirat e dendur dhe terreni i vështirë.

Advertisements

Tërmeti i magnitudës 6,1 rihter ra gjatë orëve të vona të së martës, duke gjetur afganët në gjumë.

Bilanci është i lartë edhe nga cilësia e dobët e banesave të ndërtuara, ndërsa shifrat mund të rriten ende pasi numri i personave nën rrënojë nuk dihet ende.

“Nuk mund të arrijmë në çdo zonë”, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë së talebanëve. Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe vende të tjera i kanë ardhur në ndihmë Afganistanit për të përballuar këtë tragjedi.

Artikulli paraprakÇfarë i ndodhi? Dua Lipa përfundon në gjykatë
Artikulli tjetërMiku i tij rrëfen ngjarjen e rëndë: Si u vra me thikë në zemër për një femër, i riu shqiptar në Gjermani