Shtypi dy policë me “Range Rover”, momenti kur efektivët ndjekin me vrap autorin (VIDEO)

DURRËS- Dalin pamjet nga momenti kur efektivët e Policisë së Durrësit ndjekin me vrap personin që shtypi me makinë kolegët e tyre.

Advertisements

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Dosja.al“, pasi ka braktisur automjetin, autori ka tentuar të largohet ndërsa efektivë të shumtë e ndjekin nga pas me vrap.

Ai vrapon rrugëve të qytetit për t’u humbur gjurmëve të Policisë së Shtetit por nuk ia ka dalë, ndërsa miku i tij është zhdukur pa lënë gjurmë.

Advertisements

E gjithë ngjarja mendohet se ka ndodhur pasi dy efektivët që ishin në patrullë i kishin bërë shenjë për ndalin personit që është prangosur nga Policia, pasi po lëvizte edhe në sensin e kundërt.

Por ai i ka dhënë gaz makinës, duke i lënë të plagosur po fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën.

Artikulli paraprakSHOKUESE! 43-vjeçarit i zbulohen 2.5 milionë materiale po*nografike për të mitur
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ 27 vjeçari gjendet i pajetë brenda shtëpisë, çfarë dyshon policia