Rrëzohet qeveria në Bullgari

Ditën e sotme është rrëzuar qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari.

Advertisements

Qeveria bullgare nuk i rezistoi një mocioni mosbesimi qe u mbajt Parlament, duke marrë 123 vota pro rrëzimit te Ekzekutivit.

Advertisements

Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tre here, një rekord në historinë e Bullgarisë dhe vetëm parlamenti i zgjedhur më 15 nëntor arriti të emërojë një kabinet.

Pengesë e madhe ishte dhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton për mospërputhjen e saj me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017, gjuhën e urrejtjes, shkatërrimin e monumenteve kulturore bullgare dhe falsifikimin e historisë bullgare.

Që në ditët e para të qeverisjes së tij, Petkov dhe këshilltari i tij për politikë të jashtme ndoqën një politikë të njëanshme ndaj Shkupit, duke anashkaluar Ministrinë e Jashtme dhe vendimet e marra unanimisht në vitin 2019.

Artikulli paraprakIdentifikohet një rast i kolerës në Europë, për herë të parë që nga viti 1979
Artikulli tjetërPrag tragjedie në Spanjë! Dy avionë plot me pasagjerë vetëm disa momente larg përplasjes me njëri-tjetrin, Kulla e Vrojtimit në ‘gjumë’