“ Na zhgënjeu Rama të gjithëve”/ Majlinda Bregu Presidente? Spiropali tregon prapaskenat se çfarë ndodhi në mbledhje

Elisa Spiropali u shpreh se Majlinda Bregu u propozua, por theksoj se s’është etike ta diskutojmë kështu në mbledhje.

Advertisements

“Majlinda Bregu ka qenë një propozim i deputetëve të Partisë Socialiste. Rama moderoi debatin sot në kryesinë e Partisë Socialiste dhe nuk ndërhyri. Mua më pëlqeu debati që u bë sot në kryesi”, u shpreh Spiropali.

Arian Çani: Shiko si e shikon. Më thuaj tani Elisa se kush nuk do e shikonte këtë foto, nuk e mendon se mund të ishte kjo favoritja e Ramës, prandaj na zhgënjeu Rama të gjithëve.

Advertisements

Elisa Spiropali: Nuk ka lidhje, njerëzit kapen në momente të posacme kur janë në një tryezë afër, fotografi. Është vetëm efekti i fotografisë dhe po e them që emrat që janë diskutuar sot në kryesinë e PS, përfshirë edhe emri i zonjës Bregu sepse nuk është më sekret, ishte dinjitoz dhe i vlefshëm për president të Republikës.

Arian Çani: Pra ti thua se mënyra si e shikon Rama-Bregun nuk ka ndonjë gjë të veçantë?

Elisa Spiropali: Nuk komentoj mbi shikimet. Është mbledhja e Komitetit të Integrimit dhe kur je me persona pranë, patjetër që edhe i sheh.

Arjan Curi: Rama i jep rëndësi dimensionit estetik të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk e ka fshehur se zgjedh njerëz të bukur në pozicione të larta. E shikon me një lloj endjeje, nuk ka asgjë të keqe.

Elisa Spiropali: Nuk është e hijshme që të diskutohet mbi fotografi të njerëzve. Nuk do të ishte kandidate prej kësaj fotoje, por prej cilësive të tjera. Më duket zvogëluese për pozicionin e zonjës dhe diskutimi këtu është i pavend.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 4 qershor 2022
Artikulli tjetërLija e majmunit mbërrin në Kosovë? Një person shtrohet në spital, ka skuqje të lëkurës