Plas sherri në shkollë, mësuesi përleshet fizikisht me nxënësin në qytetin shqiptar

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në Gjilan të Kosovës, ku janë përfshirë një profesor dhe një nxënës.

Advertisements

Përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit.

Advertisements

“Rasti është i vërtetë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.

Ai tutje bëri të ditur se rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë, me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor.

Artikulli paraprakI ka përmbushur të gjitha kushtet, nga 1 janari shteti evropian hyn në eurozonë, vendos euron si valutë
Artikulli tjetërPse u anulua goli i Benzema në finale? Shpjegimi i UEFA-s është si të kërkosh ‘gjilpërën në kashtë’…