Mbante çantën me kodet bërthamore, koloneli i fshehtë i Vladimir Putin gjendet i vrarë në shtëpinë e tij

Një kolonel i fshehtë që ka mbajtur për vite më radhë çantën bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin është gjetur i qëlluar me armë zjarri në shtëpinë e tij pranë Moskës. Vadim Zimin, 53 vjeç, është në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv.

Advertisements

Koloneli në pension në Shërbimin Federal të Sigurisë ka qenë përgjegjës për çantën që mbante kodet bërthamore ruse, e cila shoqëron gjithmonë liderin e Kremlinit. Vadim Zimin e ka kryer këtë rol edhe më parë, si ndihmës i ish-presidentit Boris Yeltsin, i pari politikan sovjetik që shërbeu si president i Rusisë.

Advertisements

Ai vazhdoi në shërbimin e sigurisë duke u ngritur në rolin e kolonelit pasi pushtetin e mori Vladimir Putin, por roli i tij i saktë është i paqartë. Media britanike “Mirror” shkruan se Zimin u gjet me plagë me armë zjarri në kuzhinën e banesës së tij në Krasnogorsk, rajoni i Moskës.

Gruaja e tij nuk ndodhej në shtëpi, pasi është mjeke dhe ishte larg duke trajtuar të plagosurit rusë nga lufta në Ukrainë. Plagosja vjen në një kohë kur ai po përballej me hetim penal për marrje ryshfeti pasi iu bashkua shërbimit doganor në një post të lartë.

Zimin u zbulua nga vëllai i tij – i cili thuhet se kishte qenë në banjë në momentin e të shtënave të hënën. AI ishte i zhytur në një pellg gjaku dhe me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, në pjesën e kokës. Aty pranë ishte një pistoletë traumatike Izh 79-9TM.

Ekziston vetëm një foto e kolonelit të fshehtë. Më poshtë, është një foto e tij dhe Vadim Zimin është rrethuar me të kuqe.

Artikulli paraprakNuk ndalet rënia e euros, zbret në rekordin e ri! Ja sa blihet dhe shitet sot
Artikulli tjetërE pazakontë/ Njihuni me shtetin e vetëm në botë ku vajzat shiten ose këmbehen me lopët