LAJM FANTASTIK për Tiranën dhe Shkupin: Me 170 vota PRO, Bullgaria heq VETON për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti bullgar i ka dhënë mandatin kryeministrit në largim Kiril Petkov për të hequr veton për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE për sa kohë që ajo të nënshkruajë protokollin dypalësh të bazuar në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë.

Advertisements

Parlamenti votoi sot “PRO” me një shumicë dërrmuese në një votim që u zhvillua pak pas mesditës të së premtes (24 qershor). 170 votuan pro, 37 kundër dhe 21 abstenuan për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, që mbante peng dhe Shqipërinë në rrugën e intergimit.

Tashmë vendimin e ka në dorë kryeministri Kiril Petkov, i cili më parë është shprehur pro nisjes së bisedimeve mes dy vendeve, por më parë duhet të vendosnin deputetët për veton. Ai ka marrë pjesë dje në Samitin e Brukselit, ku ka patur një takim te tensionuar me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Advertisements

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut prej më shumë se një viti mbahen peng nga Sofia zyrtare në procesin e integrimit, duke qenë se këta të fundit këmbnëgulin që Shkupi të ndryshojë gjuhën zyrtare. Bllokada e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut ka mbajtur peng edhe Tiranën, pasi BE ka kërkuar që dy vendet të mos ndahen.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë kanë pasur sot një “luftë deklaratash” në distancë, për shkak se kreu i qeverisë shqiptare e ka quajtur “turp” vendimin e Bullgarisë, “një vend i NATO-s që mbante peng dy vende të tjera, po aleate në NATO”.

Artikulli paraprakShpresë për negociatat? Kuvendi i Bullgarisë miraton propozimin e Macron
Artikulli tjetërKanë lindur për të qenë të pasur! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që e tërheqin paranë si një “magnet”