I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, sa pritet të shkojnë temperaturat ditët në vijim

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e larta, të cilat pritet që të rriten edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.

Advertisements

Dita e premte dhe e shtunë do të ketë rritje temperaturash në të dyja vlerat, ku ato maksimale do të arrijnë në 35 gradë celcius, raporton abcnews.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe gjatë ditës së diel dhe të hënë.

Advertisements

Ndërkohë që ditën e martë pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, çka do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, të cilat nuk do të shkojnë më shumë se 28 gradë celcius.

Kujtojmë që meteorologët kanë parashikuar një verë të nxehtë dhe të thatë për këtë vit.

Artikulli paraprakTrafikonin kokainë familjarisht në Greqi, në pranga nëna shqiptare me të birin
Artikulli tjetërTemperatura 35 gradë/ Rrebesh i papritur shiu në vend, ka rënie të gurëve nga malet