I mori jetën shqiptarit në Angli, del para gjykatës autori i krimit (EMRI)

Ka dalë para gjykatës një i ri që dyshohet se ka vrarë 22-vjeçarin shqiptar Armend Xhika në Britaninë e Madhe. Mediat britanike raportojnë se 24-vjeçari Luigi Antonacci është vënë në pranga të premten dhe ka dalë është paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Sheffield nën akuzat për vrasje.

Advertisements

I riu shqiptar u qëllua me thikë për vdekje në rrugën “Earl Marshal”, Burngreave, Sheffield, më 13 maj të vitit të shkuar.

Xhika humbi jetën në spital. Ndërsa, është bërë po ashtu e ditur se një vajzë 21-vjeçare që u arrestua të premten për rastin në fjalë, është liruar dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Advertisements

Artikulli paraprakE frikshme/ Teleferiku bllokohet në lartësi, turistët marrin vendimin drastik (VIDEO)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e martë, 21 qershor 2022