I FUNDIT/ U largua nga shtëpia 4 ditë më parë, gjendet i pajetë buzë lumit 58-vjeçari

Një 58 vjeçar nga Përmeti është gjetur i vdekur në lumin Vjosa. Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se për këtë shtetas familjarët kanë bërë kallëzim 4 ditë më parë, se ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Advertisements

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i viktimës është nxjerr nga lumi me ndihmën e forcave zjarrfikëse dhe është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme.

Advertisements

“Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme”, njofton Policia.

Artikulli paraprakE pazakontë/ Njihuni me shtetin e vetëm në botë ku vajzat shiten ose këmbehen me lopët
Artikulli tjetërRritje rroge dhe sukses profesional! Korriku do të jetë fantastik për këto shenja të Horoskopit