E rëndë në këtë vend, shpërthen në flakë klinika! Humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi zjarri në një klinikë detoksifikimi në një qytet në Brazilin jugor.

Advertisements

Sipas kreut të zjarrfikësve të Paso Fudo, Ricardo Matei, dhjetë persona u gjetën të vdekur në ndërtesë dhe një tjetër ndërroi jetë në spital.

Zjarri ka rënë rreth mesnatës të së enjtes, në një nga konviktet e klinikës ku strehoheshin rreth 15 të varur nga droga. Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Advertisements

Shkaku i zjarrit po hetohet, por shefi i zjarrfikësve tha se dyshohet se problemi është shkaktuar nga një qark i shkurtër ose një mosfunksionim i sistemit të ngrohjes

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e shtunë, 25 qershor 2022
Artikulli tjetër‘Çelësi’ dhe ‘Rezidenti’ një histori moderne spiunazhi në Shqipëri! Kush është zyrtari i lartë shqiptar i kapur në përgjimet e SHISH?