E frikshme! Po xhironi filmin, aktorëve u ndodh e papritura në mes të detit

Aktorët e filmit “ Martesë Alla Greke 3” u përballën me një incident të frikshëm gjatë xhirimit të filmit.

Advertisements

Dy skafe me 16 aktorë grekë dhe të huaj në bord janë përplasur në rrethana të paqarta në zonën detare të Thymari në Palea Fokea në Anavyssos.

Një nga dy skafet është përmbysur nga përplasja, me 8 aktorët që përfunduan në det.

Advertisements

Menjëherë në zonë mbërritën ekipet e posaçme për të nxjerrë nga deti aktorët.

Protothema.gr raporton se njëri prej aktorëve u lëndua dhe u dërgua në spitali për të marrë trajtim mjekësor.

Në skafin e dytë ndodheshin tetë aktorë të tjerë.

Sipas informacioneve të Autoriteteve, i plagosuri është transportuar me autoambulancë në spital , ndërsa pasagjerët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Artikulli paraprak“Debatova me nënën tënde, shko në shtëpi shikoje”/ Flet 55-vjeçari që masakroi gruan: Mora thikën dhe e vrava!
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm në qytetin shqiptar, detajet e para nga policia (VIDEO)