Dy turistët bien nga lartësia në zonën e “Syrit të Ciklopit”, dërgohen me helikopter në spitalin e Traumës (VIDEO)

Dy turistë kanë rënë nga lartësia teksa po eksploronin zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”. D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç po ecnin në një terren tepër të vështirë ku kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë nga lartësia.

Advertisements

Pas informacioneve mbi bllokimin e tyre, forcat policore me anë të një helikopteri kanë bërë të mundur dërgimin e dy turistëve në spitalin e Traumës në Tiranë pasi dyshohet se kanë marrë dëmtime të rënda.

Njoftimi i Plotë:

Advertisements

Tiranë/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.

Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

Artikulli paraprakI nxehti afrikan prek vendin/ Temperaturat arrijnë 34 gradë, ju njohim me parashikimin e motit
Artikulli tjetërHidhet në erë me tritol biznesi në Durrës, policia tregon detajet