Do trafikonin 15-vjeçarin për t’i marrë organet, kapen ‘mat’ në aeroport politikani dhe gruaja e tij (FOTO)

Një politikan nigerian dhe gruaja e tij kanë rënë në pranga, pasi kishin planifikuar të trafikonin një 15-vjeçar për t’i marrë organet.

Advertisements

Ike Ekweremadu, një politikan i Partisë Demokratike Popullore për 19 vjet, i cili dikur ishte Zëvendës President i senatit të vendit , dhe Beatrice Nwanneka Ekweremadu akuzohen se u përpoqën ta trafikonin 15-vjeçarin në Mbretërinë e Bashkuar nga Lagos.

Advertisements

Sipas mediave britanike, çifti donte ta trafikonte djalin, i cili ishte një jetim i pastrehë, për të marrë veshkën e tij dhe për ta transplantuar tek vajza e tyre, e cila vuan nga dështimi i veshkave. Çifti ka gjithsej 4 fëmijë.

Ata e arrestuan dy ditë më parë në aeroportin Heathrow teksa po tentonin të hipnin në një aeroplan së bashku me djalin 15-vjeçar. Ekweremadu, 60 vjeç, thuhet se kishte 20,000 £ me vete në momentin e arrestimit të tij.

15-vjeçari është nën kujdesin e autoriteteve mbrojtëse dhe Policisë Metropolitane, thonë zyrtarët.

Ekëeremadu dhe gruaja e kontabilistit Beatrice, 55 vjeç, akuzohen për komplot për të rregulluar ose lehtësuar udhëtimin e

Artikulli paraprakTensione të reja Rusi-Lituani? Rritet frika për “përplasje” mes NATO-s dhe Moskës
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 24 qershor 2022