Detaje te reja! Humbën jetën dy netë më parë, historia e çiftit në Tiranë që as vdekja nuk i ndau

TIRANË- Një ngjarje e trishtë ndodhi një natë më parë në Tiranë. Dy bashkëshortë të moshuar ndërruan jetë njëkohësisht.

Advertisements

Por detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e dhimbshme.

Fillimisht u dyshua se burri ishte vetëvarur e më pas gruaja kishte pësuar atak në zemër, por duket se ka ndodhur e kundërta.

Advertisements

Mësohet se ka qenë gruaja, Arta Meçaj ajo që ka ndërruar jetë e para, për aryse që ende nuk dihet, e më pas burri, Safeti duket se nuk e ka përballuar humbjen e bashkëshortës dhe ka vendosur që t’i japë fund jetës.

Deri më tani është bërë me dije se gruaja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka pësuar atak gjatë mbrëmjes së djeshme, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga Policia. Dy të moshuarit u gjetën pa jetë nga nipi, i cili ishte i vetmi i afërm, që banonte pranë tyre. Ai është marrë në pyetje për marrëdhënien mes çiftit dhe nëse ata kanë pasur probleme apo shqetësime kohët e fundit.

Ndërsa sipas banorëve të zonës, dy të moshuarit ishin gjithnjë të dy bashkë dhe nuk ndaheshin asnjëherë, madje merreshin edhe si shembull prej tyre për marrëdhënien e ngushtë mes tyre. Aq sa duket që nuk kanë dashur që as vdekja t’i ndante.

“Dashuri si kjo e juaja, kurrë s’është parë e dëgjuar më parë”, shkruhet në mesazhin prekës.

Artikulli paraprakUdhëtonte me të dashurin në makinë/ “Audi” i përmbysur, pamjet ku humbi jetën 17-vjeçarja në Borsh, familja akuza për vrasje, ja çfarë thoshte policia për ngjarjen
Artikulli tjetërNjihuni me të! Ky është DJ 12 vjeçar që njerëzit zënë radhë ta kenë në dasma dhe evente