Deputetja shqiptare: Është kënaqësi të punosh në fusha! Unë kam prashitur ara dhe prashis edhe sot

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu u vu në qendër të vëmendjes pas një fotografie që e publikoi, ku ajo shihej mes një are misri. Kjo bëri që komentuesit ta bullizonin, por sipas Musliut komentet negative ishin nga ata që vinin nga fshati i madh, duke aluduar për qytetin.

Advertisements

“Është pak problem kur vjen nga fshati i vogël në fshatin e madh. Këta të fshatit të madh ndihen si padronë të fshatit dhe i sulmojnë këtë të fshatrave të vogla, që janë më të edukuar”, tha ajo. Megjithatë, deputetja tregoi ndihet mirë me prejardhjen e saj dhe se si është angazhuar e ende angazhohet në punë bujqësore.

“Punoj edhe sot në fushë. Është pasuri kur ke fushë me mbjellë. Unë fatkeqësisht s’kam, i kam pronat e babës që janë në emrin e gjyshit. Kanë vdekë baba e gjyshi dhe kjo është fatkeqësi”, tha ajo. Për më tepër, ajo tha se ka pasur kohë kur ka prashitur arën, një proces për ta pastruar misrin nga bimë të tjera përreth.

Advertisements

“Është krenari me punu në arë, është kënaqësi me punu në arë. Kam prashitë dhe prashiti edhe sot… unë prashiti në arë temën, jo në të huajën”, është shprehur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, për mediat në Prishtinë.

Artikulli paraprakTemperatura përvëluese, ja zonat ku termometri ditën e sotme do të shënojë mbi 35°C
Artikulli tjetërE trishtë! Humb jetën sportisti 25-vjeçar(Foto)