Ç’po ndodh? Moti bën kthesën e befasishme, ja çfarë pritet në ditët në vijim

Temperaturat e larta këto ditë dhe ardhja e një sasie të ajrit të paqëndrueshëm pritet të shkaktojë destabilizim të atmosferës.

Advertisements

Zhvillime të izoluara priten që nga sonte ku vende-vende mund të ketë rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Ekzistojnë gjasa për zhvillimin e ndonjë shtrëngate të fuqishme kalimtare në ndonjë rajon.

Advertisements

Edhe gjatë dy tri ditëve të ardhshme, edhe pse pritet të kemi periudha ndoshta të gjata me diell, ndërkohë priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet mund të jenë problematike për disa rajone ngase mund të ketë rrebeshe mjaft intensive për periudha të shkurtra kohore dhe po ashtu mund të paraqitet edhe breshëri së bashku ma shkarkimet e fuqishme atmosferike.

Reshjet dhe rrebeshet më së shumti do të vijnë në shprehje orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Këto zhvillime janë plotësisht normale për periudhën kohore në të cilën gjendemi ku kontakti i ajrit të nxehtë dhe ajrit të freskët dhe jo-stabil shkakton procese të bujshme atmosferike. Rrebeshe shiu priten në Kosovë, veri të Malit të Zi, Maqedoninë Veriore, Kosoven Lindore dhe aty-këto në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë. Shumica tjetër e territorit shqiptar mbesin pa reshje dhe pa zhvillime.

Artikulli paraprakHetimi i presidentit nga SPAK, gazetari i njohur nxjerr detaje “bombë”: Meta loboi me para nga korrupsioni! Vetëm Kryemadhi harxhoi 287 mijë euro për ndërhyrje estetike
Artikulli tjetërÇmendet menaxheri shqiptar i diskos në Itali, nxjerr armën dhe kërcënon klientët(Detaje)