Çmendet’ 32-vjeçari, kërcënon vjehrrin: “Pse nuk e lë vajzën të flejë tek unë”

Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Prizrenit ditën e sotme midis personave të një familje. Sipas raportimeve, dhëndri ka kërcënuar me vdekje vjehrrin e tij.

Advertisements

32-vjeçari ka kanosur vjehrrin e moshuar, duke pretenduar se ky i fundit po i bëhet pengesë në lidhjen me gruan e tij. I riu ka një vajzë 6-muajshe nga lidhja me të shoqen.

Ai i është drejtuar vjehrrit të tij me fjalët: Nëse çika ime nuk vjen të flejë tek unë, ti do të kesh probleme me mua dhe do të të vras.

Advertisements

Ka qenë një kalimtar i rastit, i cili ka parandaluar agravimin e situatës mes dhëndrit dhe vjehrrit. Vjehrri 53-vjeçar dhe e bija janë shoqëruar në komisariat ku edhe kanë dhënë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen.

Dhëndri është dërguar në paraburgim dhe ndaj tij rëndon vepra penale e kanosjes.

Artikulli paraprak“Ju më ofruat lekë prandaj vrava babë e bir”/ Plas keq sherri në seancën gjyqësore të Ardian Çapjas, Ervis Bardhi ‘hap thesin’ dhe u nxjerr të ‘palarat’
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Një tjetër shtet jep lajmin fantastik për Shqipërinë