Çfarë po ndodh? Shqiponjat ‘blindojnë’ Elbasanin, kush është shënjestra

Stina e verës përkon me kthimin e emigrantëve për pushime. Mes personave që kthehen në vendlindje janë edhe emra të dyshuar të botës së krimit.

Advertisements

Në këtë kuadër por dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, Njësinë Operacionale dhe policinë rrugore në qytet kanë krijuar postoblloqe në disa rrugë.

Ky aksion i shtrirë në pjesën dërrmuese të qytetit të Elbasanit e ka vënë theksin te persona të cilët lëvizim me sende të kundraligjshme.

Advertisements

Në këtë kuadër qytetarë por dhe mjetet e tyre i janë nënshtruar kontrollit fizik. Aktualisht nuk ka të dhëna për persona të shoqëruar, ndërsa burime zyrtare nga policia e Elbasanit i cilësojnë kontrollet rutinë

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e enjte, 23 qershor 2022
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, ka viktima