Berisha- emigrantëve: Bashkohuni në protestë, të ngrihemi me gjithë fuqitë tona

Kreu i PD, Sali Berisha po mban fjalën e tij në Parlamentin e Shqipërisë. Nga foltorja e Kuvendit Berisha i bëri thirrje emigrantëve t’i bashkohen protestës dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

Advertisements

Po ashtu Berisha iu drejtua bizneseve, mësuesve t’i bashkohen protestës si dhe iu bëri thirje shqiptarëve që të bashkohen kundër Ballkanit të Hapur.

Kemi çmime më të lartë se mesataren e çmimit europian ka vaji…Nafta po ashtu ka kapur çmimin e Zvicrës…Ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2% dhe nuk është rritur…I bëj thirrjeve bizneseve të vogla dhe të mesme, të bashkohen në protestë. Ju bëj thirrje emigrantëve të bashkohen në protestën e 7 korrikut për të mbrojtur të drejtat tuaja.

Advertisements

Çdo emigrant ka të drejtën të votojnë për partinë dhe deputetin që duan. Unë e kuptoj që është e pamundur një shpërngulje e emigrantëve, por ata duhet të marrin pjesë për fëmijët e tyre. Në Shqipëri është vendosur monizmi i poltë. Sistemi i shëndetësisë është duke u shpërbërë, fondet janë qesharake, protesta e datës 7 korrik do të ishte përgjigja më e merituar.

Koha është të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona që të përmbysim regjimin monist. Një thirrje të vçcantë kam për pronarët për të cilët bëj autokritikë, u bëj thirrje të bashkohen me ne se pronat e tyre janë më të kërcënuara se kurrë. Hajduti që s’ka kufi tha se mungojnë dhjetra mijëra faqe. Nëse PD nuk përmbushi detyrimet ndaj jush, ju siguroj se në vitin 2007 u dixhitalizua cdo dokument. I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër Ballkanit të Hapur. Shqiptarët të kenë në dorë fatin e tyre dhe jo të vendosë Beogradi”-tha Berisha.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Bordi ul çmimin e naftës me 3 lekë për litër
Artikulli tjetër“U therën për një vajzë”/ Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Gjermani, flet miku i tij: E mori plagën në zemër!