Akuzohet për grabitjen e vilës së Benzema, merret vendimi për Alfred Prodanin

Ish-Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Kurbinit, Alfred Prodani, akuzohet për vjedhjen e banesës së sulmuesit të Real Madrit, Karim Benzema.

Advertisements

Pas përfundimit të afatit të paraburgimit 40 ditor gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për Prodanin duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradim drejt Spanjës.

Menjëherë pas arrestimit të tij autoritetet Spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh, duke detyruar kështu togat e zeza në Kurbin që ta mbajnë në burg me qëllim ekstradimi.

Advertisements

Alfred Prodani u arrestua nga policia e Lezhës ne Maj të këtij viti nën akuzën “Vjedhje me dhune” pasi ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtar.

Artikulli paraprakVrasja brutale e një 21-vjeçareje trondit botën, masakrohet me thikë pranë universitetit
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 25 qershor 2022