Aksident i rëndë në Fushë Krujë/ Përplasen dy makina kokë më kokë, ka të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 15:20 në rrugën Aramaras- Fushë Krujë ku janë përplasur dy makina.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar shoferja e njërës prej dy makinave të përfshira në aksident.

Shtetësja V. D.a ndodhet nën kujdesin e mjekëve njofton policia.

Advertisements

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S.

Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakDetaje të reja/ Në makinën e Aleksandër Sadikajt dyshohet se u vendos 500 gr tritol, lëvizja e fundit e të riut pak para shpërthimit. Në makinë u gjet…
Artikulli tjetërLargohen stuhitë dhe reshjet e shiut, çfarë do të ndodhë me motin javën e ardhshme në vendin tonë