Ndahet nga jeta intelektuali dhe shkrimtari i njohur, demokrati Alibeaj jep lajmin e trishtë (EMRI+FOTO)

Demokrati Enkelejd Alibeaj ka dhënë lajmin e ndarjes nga jeta të intelektualit dhe të ish- dënuarit politik Tomorr Aliko. “Gjatë viteve të demokracisë ai u shndërrua në një simbol të luftës ndaj diktaturës duke qenë aktiv në media me intervista e dokumentarë, si dhe autor i disa librave që sot janë një provë e madhe për krimet e diktaturës komuniste ndaj shqiptarëve”, shkruan Alibeaj për të ndjerin.

Advertisements

Postimi i Alibeajt

Me dhimbje mësova ndarjen nga jeta të Tomorr Aliko, i dënuar politik si një antikomunist që u përball me diktaturën si pak të tjerë.

Advertisements

Tomor Aliko që në moshë të re u vendos në krahun e nacionalistëve duke aderuar në rradhët e Ballit Kombëtar.

Brumosur me idealet e dashurisë për atdheun, Tomor Aliko nuk u pajtua me regjimin komunist dhe iu kundërvu krah për krah me perëndimin, përpjekje e cila u bë shkak për dënimin e tij me 20 vite burg.

Por regjimi nuk u mjaftua me dënimin e tij dhe e internoi për gati 30 vite në Mamurras deri në vitin 1991 ku fitoi lirinë.

Gjatë viteve të demokracisë ai u shndërrua në një simbol të luftës ndaj diktaturës duke qenë aktiv në media me intervista e dokumentarë, si dhe autor i disa librave që sot janë një provë e madhe për krimet e diktaturës komuniste ndaj shqiptarëve.

Ngushëllime të sinqerta familjes e miqve të shumtë të Tomor Alikos.

Pusho në paqe mik i dashur!

Artikulli paraprakTragjedi në kryeqytet/ 25-vjeçarja se kreu vetëvrasje me armë, shoqja e dhomës njoftoi Policinë! Zbardhen dyshimet e rënda
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Aksident i trefishtë në aksin Fier – Levan, pamje nga vendi i ngjarjes