37-vjeçarja u gjet e pajetë, dalin analizat paraprake! Çfarë u konstatua mbi trupin e viktimës pas këqyrjes në morg

Mbetet ende mister se si humbi jetën 37-vjeçarja, Leze Qosja, e cila u gjet pasditen e së martës në afërsi të “Bypass”-it të Shkodrës.

Advertisements

Burime pranë Prokurorisë, Policisë dhe Spitalit të Shkodrës, bëjnë me dije se dyshimet e para të efektivëve se 37-vjeçarja kishte shenja dhune kanë rënë poshtë.

Pas autopsisë në spitalin rajonal të Shkodrës rezulton se Leze Qosa ka disa hematoma të vogla, por që nuk janë ato që kanë shkaktuar vdekjen e saj. Tashmë janë të paqarta arsyet e ndarjes nga jeta të 37-vjeçares dhe për këtë arsye janë dërguar drejt Tiranës në laborator analizat për të nxjerrë shkaqet e vdekjes.

Advertisements

PISTAT E VDEKJES

Tashme dy janë dyshimet që ka Policia, ose nga një vetëhelmim i 37-vjeçares ose mund të jetë edhe një vdekje natyrale, duke qenë se ishte larguar nga banesa ku jetonte me motrën e saj që nga data 8 maj e këtij viti. Pas 10 ditësh nga largimi në mënyrë të papritur, motra e saj denoncoi rastin më 18 maj në Policinë e Shkodrës.

Ndër të tjera, ajo deklaroi se Leze Qosa vuante nga depresioni dhe kjo mund te jete një prej arsyeve qe ka çuar 37-vjeçaren në veprime të pakontrolluara. Trupi i pajetë u gjet i dekompozuar dhe mendohet se ka rreth 5 ditë që ndodhej në kanalin në afërsi të “Bypass”- it të Shkodrës.

Tashmë priten ardhja e analizave nga Tirana për të nxjerrë shkaqet e plota që çuan në humbjen e jetës të shtetases Leze Qosa nga Tropoja, por që jetonte ne lagjen “Dobraç” ne Shkodër në një banese me motrën e saj. Viktima, e lindur në zonën e Thethit, ishte martuar më herët në Tropojë nga ku edhe mori mbiemrin Qosja. Pas divorcit, nga i cili ajo nuk kishte pasur fëmijë, gruaja u transferua në Shkodër ku jetonte me motrën e saj.

Artikulli paraprakNdodh në emision, moderatorja e Top Channel bën veprimin që nuk pritej pas shumë kohësh
Artikulli tjetër“Vajzën e gjeta lakuriq, por të dashurin nuk e dhunuan”- Babai i 20-vjeçares: Do bënim dasmë, s’dalim dot nga dera! Djali iku në Maqedoni