Zbardhen detajet! Kush është maniaku i arrestuar që terrorizonte gratë në Shkodër (EMRI+FOTO)

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e martë maniakun Kolë Gecaj 30-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim 3 ditë më parë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me një grua si dhe i ka plagosur me thikë të birin.

Advertisements

Kolë Gecaj gjithashtu ka qenë i dënuar edhe më parë për ngecim seksual, posedim të lëndëve narkotike dhe vjedhje.

Advertisements

Tre ditë më parë maniaku Gecaj ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me një 48-vjeçare dhe në përleshje e sipër ka plagosur me thikë në dorë djalin 25-vjeçar i cili ka mbrojtur nënën e tij.

Burime për Abc bëjnë me dije se maniaku Gecaj vëzhgon femrat dhe kur i sheh që ato janë vetëm, u hyn në shtëpi dhe i sulmon me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Ai ishte liruar nga burgu në shtatorin e vitit të shkuar, ku kishte kryer dënimin me dy vite burg për veprën penale për ngacmim seksual dhe vjedhje.

Gecaj njihet nga policia e Shkodrës si maniak seksual, ai jeton në shtëpi me babain dhe vëllain.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ E rëndë në Tiranë, burri bie nga kati i 6-të i pallatit dhe humb jetën (EMRI)
Artikulli tjetërMustafa Nanos i paska shkuar mendja ‘keq’: Do doja ta kaloja një natë në krevat me Bora Zemanin (VIDEO)