Vrau me çekiç gruan dhe vajzën, plagosi rëndë djalin/ Zbulohet shkaku i krimit makabër në Itali, çfarë iu tha autori fqinjëve

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Itali, ku burri vrau me çekiç bashkëshorten e tij, dhe vajzën, ndërkohë që la të plagosur rëndë djalin. Ngjarja dyshohet se është kryer për shkak të konflikteve, dhe se bashkëshortja i kishte kërkuar divorcin.

Advertisements

Alessandro Maja, 57, dyshohet se vrau gruan e tij Stefania Pivetta, 56 vjeç dhe vajzën Giulia, 16 vjeç, me goditje çekiçi. Djali i tij i madh, Nicolò, 23, gjithashtu u plagos, por ai mbijetoi: ai është në gjendje shumë të rëndë. Karabinierët e ndaluan autorin e krimit të rëndë, dhe paraprakisht divorci dyshohet si shkak për ngjarjen.

I goditur në kokë, Nicolò u dërgua në spitalin në Varese me helikopter. Dy fëmijët janë sulmuar teksa ishin në shtrat, në dhomën e tyre, ndërsa nëna ishte në divan. Fqinjët që kanë dëgjuar britmat kanë dhënë alarmin.

Advertisements

Alessandro Maja tentoi të vetëvritej pasi kishte sulmuar me çekan familjarët teksa flinin. Më pas ai u shtrua në spital në Busto Arsizio (Varese) ku ruhet: mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën. Kur mbërritën ekipet e shpëtimit, ai ishte ende i njollosur me gjak.

Në vilën ku ndodhi tragjedia, karabinierët e komandës provinciale Varese dhe mjekësia ligjore po rindërtojnë fazat e vrasjes së dyfishtë. Përveç Alessandro Maja-s, hetuesit do të dëgjojnë në orët në vijim familjarët dhe miqtë e çiftit dhe dy fëmijëve të tyre.

Stefania i ishte drejtuar një avokati – Ndërkohë hetimet nga karabinierët fokusohen në një krizë të mundshme martesore. Sipas hetuesve, gruaja i ishte drejtuar një avokati për këshilla për ndarjen.

Maja fqinjëve: “Të gjithë i vrava” – “I vrava të gjithë”. Këto janë fjalët që u tha Alessandro Maja dy fqinjëve të cilët vrapuan te dera e shtëpisë së tij, pasi dëgjuan të qarat. Sipas dëshmisë së tyre, burri i gjakosur ka thënë se çfarë ka bërë sapo dy femrat janë afruar.

Një fqinj tjetër tha se kishte dëgjuar kërkesat për ndihmë nga djali i saj Nicolò, 23 vjeç, i cili gjithashtu u qëllua në gjumë. “Fatkeqësisht është plagosur rëndë”, tha me zë të thyer bashkëshorti i kushërirës së Stefanias kur mbërriti në shtëpinë ku ndodhën vrasjet. Në vend u gjet një çekiç dhe një shpuese me gjak në të.

Artikulli paraprakNuk ka forcë në botë që mund t’i ndajë, këto janë shenjat e horoskopit që bëjnë çiftin ‘perfekt’
Artikulli tjetërDevijimi i rrugës në Rinas/ ARRSH del me njoftim zyrtar: Kthehet në gjendjen e mëparshme, qarkullimi do të vijojë me dy sense deri në…