“U krye!”/ Berisha mban fjalimin e fitores: E zbukuruat këtë moment të veçantë, përshëndes…

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e sotme fjalimin e parë pas 9 vitesh si kryetar i Partisë Demokratike.

Advertisements

Fjalimin e tij ai e nisi duke kujtuar momentin kur u pyet pikërisht nëse do vinte një ditë e tillë, kur të merrte sërish drejtimin e PD-së.

Berisha shprehu mirënjohje për demokratët që e kanë mbështetur dhe përshëndeti në mënyrë të veçantë dhe kundërshtarin e tij në zgjedhjet e sotme, ish kreun e PD-së dega Kukës Ibsen Elezi.

Advertisements

Ai fitoi bindshëm pozicionin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, me 93.45% të votave, fitues në plot 108 qendra votimi në vend.

Berisha: Më kujtohet si sot në 13 qershor të një viti më parë kur isha në cep të kësaj salle dhe pasi votova gazetarët më pyetën nëse do të rikthehem ndonjëherë në krye të PD.

Ju falenderoj ju të gjithë që e zbukuruat këtë fitore të PD-së. Një përshëndetje të veçantë për Ibsen Elezin, rivalin tim, i cili si demokrat i vërtetë me integritet zhvilloi një garë të qytetëruar.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 23 Maj 2022
Artikulli tjetërTemperaturat deri në 32°C, s’mungojnë reshjet e shiut në disa zona, parashikimi i motit