Tragjike!Përmbyset barka plot me emigrantë, humbin jetën 11 persona (Foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në veri të ishullit të Puerto Rico, ku të paktën 11 njerëz kanë humbur jetën dhe 31 janë shpëtuar pas përmbysjes së një barke emigrantësh.

Advertisements

Mes të shpëtuarve ishin tetë haitianë, pas një operacioni të gjerë shpëtimi nga Roja Bregdetare e SHBA.

Nuk është e qartë se sa njerëz kishte në bordin e mjetit, i cili u pikas nga autoritetet e mbrojtjes kufitare rreth 11 milje në veri të ishullit të vogël të pabanuar Desecheo pranë Puerto Rico.

Advertisements

“Ne po shikojmë sesa njerëz mund të gjejmë dhe të ndihmojmë sa më shumë të mbijetuar,” tha zëdhënësi i rojës bregdetare Ricardo Castrodad, duke shtuar se ishte me fat që zyrtaret panë problemet me barkën.

Katastrofa e fundit vjen pas një serie ngjarjesh të ngjashme ku barka me njerëz nisen nga Haiti ose republika Domenikane drejt ishujve amerikanë të Puerto Rico ose US Virgin Islands.

Në fundjavë 68 emigrantë u shpëtuan në ujërat mes ishullit Hispaniola dhe territorit të SHBA, ku një grua humbi jetën, sipas rrjetit Castrodad.

Në janar më shumë se tridhjetë emigrantë supozohet se kanë humbur jetën pas përmbysjes së barkës së tyre gjatë një stuhie në Bahamas.

Artikulli paraprakPlani për të vrarë Vis Martinajn/ Kush ishin 3 personat që e ‘gjurmonin’, mes tyre agjentja
Artikulli tjetërVetëm apo çift? Në ditën e fundit të emisionit, Laureta merr vendimin drastik në ‘Përputhen’