Tragjike/ Vogëlushja 3-vjeçare shkon në spital për ënjtje në gju, ndërron jetë papritur…

Një 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin “Ippokratio” në Selanik të shtunën e 30 prillit, pasi ishte shtruar atje për ënjtje në këmbë.

Advertisements

Mësohet se prindërit e vogëlushes pritet të padisin spitalin për të hetuar mundësinë e një gabimi mjekësor nga ana e doktorëve që morën përsipër trajtimin e viktimës 3-vjeçare.

foto ilustruese

Advertisements

Vogëlushja ishte shtruar në spitalin “Papgjeorgjiou” më 19 prill për dhimbje në këmbë pasi kishte shfaqur ënjtje në gju.

Për fat të keq ajo ndërroi jetë papritur të shtunën e 30 prillit, shkruan abcnews.al.

Protohema.gr shkruan se pas disa ditësh shtrimi në spital, gjendja shëndetësore e 3-vjeçares u përkeqësua, madje personeli mjekësor po shqyrtonte mundësinë e sëmundjes “Kawasaki”.

Por pas kryerjes së biopsisë mundësia e “Kawasaki” dhe e Covidit u përjashtuan, pasi në trupin e vogëlushes u gjetën antitrupa.

Me përkeqësim të gjendjes shëndetësore, 3-vjeçarja u transportua e intubuar të n në “ Ippokratio” , në orën 12 të mesditës, ku brenda rreth dy orësh e gjysmë ndërroi jetë.

Sipas informacioneve të ThessToday.gr , mjekët nuk kanë arritur në një diagnozë, fakt që ngre pikëpyetje për shkaqet që çuan në vdekjen e paritur të vogëlushes.

Gjithashtu, të njëjtat informacione thonë se vogëlushja ka pësuar edhe edemë cerebrale.

Artikulli paraprak“Ishte nisur për dasëm”/ Shqiptari pa patentë e përplasi për vdekje, flet shoku i viktimës: Ndërroi në sytë e gruas së tij
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, i plagosuri me urgjencë për në Spitalin e Traumës