Të shtëna me armë zjarri në vendin fqinj, ka të plagosur, dyshimet e para(Detaje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në pedonalen e Agios Nikolaos në Patra, Greqi, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Advertisements

Sipas raportimeve lokale një person ka qëlluar me armë zjarri për arsye ende të panjohur ndaj dy burrave, me të cilët më parë ishte duke biseduar në lokalin në qendër të Patrës.

Advertisements

Për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë një person, i cili është transportuar në spital.

Autoritetet njoftojnë se janë vënë në kërkim për kapjen e autorit.

Artikulli paraprakZelensky më i vendosur se kurrë, i gatshëm për paqe me Rusinë, ja kushti i vetëm
Artikulli tjetërLëvizja e madhe e Joe Biden më 9 Maj që do të ndryshojë rrjedhën e luftës në Ukrainë, ja çfarë po përgatit SHBA për Putin