Prishet miqësia mes tyre, Einxhel i jep “goditjen” e fundit Beniadës (FOTO)

“Pa frikë mund ta quaj motrën time dhe jam me fat që e kam njohur”- deklaroi Einxhel Shkira për Beniada Nishani vetëm pak javë pas hyrjes në “Big Brother VIP”.

Advertisements

Megjithatë, siç kanë treguar vetë ish-banorët për shkak të izolimit ndodhitë dhe raportet evolojnë dhe përjetohen më shpejt seç ndodh jashtë. Mund të jetë ky edhe rasti i Einxhel e cila gjeti ngrohtësi nga Beniada fillimisht. Por tashmë ato nuk janë më as ‘motra’ e as shoqe.

Advertisements

Duket se moderatoja i ka dhënë ‘goditjen’ e fundit raportit të saj me Beniadën duke i bërë ‘unfollow’ në Instagram.

Panorama Plus ka vënë re se ajo nuk e ndjek më modelen në këtë rrjet social teksa Beniada e ndjek ende. Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhel por në epokën rrjeteve sociale një veprim i tillë interpretohet si dhënie fund e raporteve.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Sekuestrohen 18 milionë euro të biznesmenit Rezart Taçi, ja ku ishte ‘streha’ e pasurisë së tij
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Ndihen dy lëkundje tërmeti njëra pas tjetrës, ja magnituda dhe epiqendra