“Na turpërove”/ Ronela Hajati kalon çdo pritshmëri. Artistja ‘godet’ fuqishëm dhe publikon renditjen zyrtare

Skualifikimi i Shqipërisë për në finale e Eurovisionit solli reagime të shumta nga fansat të cilët e mbështesnin Ronela Hajatin me këngën e saj përfaqësuese “Sekret” e cila arriti miliona shikime brenda 24 orëve.

Advertisements

Kënga e Ronelës i bëri të gjithë ndjekësit anë e mbanë botës të dëgjojnë, këndojnë apo të kërcejnë nën ritmet e saj dhe kjo gjë u vu re nga brohorimat dhe koncertet e shumta që artistja ka zhvilluar.

E teksa Hajati po shijon suksesin me koncertet e saj të mbushura plot, ka pasur dhe personazhe të cilët mendojnë se performanca e Ronelës nuk ka qenë aspak i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë, madje disa e quajtën ‘turp’ apo dhe reagimet në lidhje me veshjen e papërshtatshme si të sajën ashtu dhe të balerinëve me fustanellat e tyre.

Advertisements

“Na turpërove”/ Ronela Hajati kalon çdo pritshmëri.

Mirëpo, Ronela ktyre kritikave ka zgjedhur ti kundërpërgjigjet me ‘fakte’ duke treguar suksesin që ajo po korr jashtë Eurovisionit dita ditës. Në InstaStory Ronela ka ironizuar personazhet të cilët e kanë gjykuar për tekstin e këngës teksa në foton e ripostuar tregohet suksesi i këngës anë e mbanë botës dhe kjo gjë mund të dallohet prej shikueshmërisë që ka marrë dhe renditjes në shtete të ndryshme.

“Nuk është gjë kënga”-  i ka shkruajtur Dj Eri Dee, ndërsa artistja i është përgjigjur: “Na turpërove”.

“Na turpërove”/ Ronela Hajati kalon çdo pritshmëri.

Gjithashtu ajo ka treguar se kënga e saj ka arritur në 2 milion shikime dhe krahas saj shkruan:

“2 milion! Kurrë skam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz që nuk flasin shqip”- duke iu referuar kështu komenteve negative të cilat më së shumti kanë qenë nga shqiptarë të cilët i dolën kundër artistes.

Artikulli paraprak“Mjet i rrezikshëm”, Aida Shtino del me mesazhin e fortë, çfarë po paralajmëron?
Artikulli tjetërI fundit/ Një person tenton futjen me forcë në Kryeministri