Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime te pakta vranësirash në zonat malore.

Advertisements

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të dominohet në pjesën më të madhe të tij nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ku parashikohet që në orët e para të ditës të kemi mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Ndërsa orët vijuese sjellin vranësira të lehta në territor, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për shira të izoluara në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikulli paraprak“Ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar”/ Berisha “prek” me fjalët për Nishanin
Artikulli tjetërRasti në Librazhd, reagon Robert Aliaj: S’ka tradhëti kur nuk ka lidhje shpirtërore