“Këtu me mua është edhe e dashura ime, t’jua prezantoj pak”/ Në lidhje të re dashurie? Ish-banori i ‘Big Brother Vip’ zbulon të vërtetën (FOTO)

Graniti Cana, një nga ish banorët e ‘Big Brother Vip’ mori vëmendje të madhe për historinë e tij të dashurisë që kishte pasur para se të hynte në BBV. Ai u shpreh se në shtëpi kishte hyrë single, ndonëse disa ish-banorë ishin në dijeni të marrëdhënies që kishte lënë pezull me vajzën e quajtur Adelina.

Advertisements

Ndërsa së fundmi, Cana ka vendosur që të ironizojë të gjithë ata që e kanë pyetur në lidhje me jetën e tij private, përmes një videoje në Tik-Tok.

Advertisements

“Meqë shumica prej jush janë të interesuar të dinë nëse Graniti është në një lidhje ose jo, doja ta zbuloja me të gjithë ju që, Po. Graniti është në lidhje këtu me mua është edhe e dashura ime, t’jua prezantoj pak”, thotë ish-banori i “Big Brother VIP” gjatë videos, duke treguar më tej shtangat e palestrës.

Në lidhje të re dashurie? Ish-banori i ‘Big Brother Vip’

Ai është një nga ish-banorët e “Big Brother VIP” që sapo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tij. Më pas u bë kryefjalë e mediave online pasi u duk se do të krijonte një lidhje me këngëtaren e njohur, Fifi.

Në lidhje të re dashurie? Ish-banori i ‘Big Brother Vip’

Tani që reality show ka përfunduar, Cana ka treguar se ata kanë mbetur shokë, ndërsa këngëtarja nisi një romancë me Adis Patushin.

Artikulli paraprakDy turistët humbën jetën në aksidentin e rëndë në Shkodër, pajisja e veçantë që gjeti policia në vendin e ngjarjes
Artikulli tjetërVrau gruan se nuk pranonte divorcin, si u përpoq 55 vjeçari të fshihte krimin