“Janë disa vlera shumë të forta politike sot jashtë…”, e zbulon Bamir Topi: Ja si duhet të jetë presidenti i ardhshëm

Duke mos përmendur emra, ai tha disa prej cilësive që duhet të ketë presidenti shqiptar.

Advertisements

“Unë i qëndroj atij mendimi që kam pasur gjithmonë që presidenti edhe ky që do të vij apo kjo duhet të jetë një president politik, është domosdoshmëri, do të thoni po e paragjykoni, jam i bindur se edhe me ato pak kompetenca që i kanë lënë presidenti, tek e fundit është institucioni i fundit, nuk ka rëndësi nëse presidenti mund të rrëzohet dhe të kalojë tek parlamenti, duhet të ketë eksperiencë politike, klima politike aktuale e poralizuar”, tha ish-presidenti.

“Është e vështirë të ndash majtas dhe djathtas, po i largohem formacioneve aktuale politike.

Advertisements

Kush është sot jashtë politikës? Janë disa vlera shumë të forta politike, akademike që janë parë si armiq dhe sot janë jashtë parlamentit, janë një grup njerëzish, së paku 5-6 që janë jashtë parlamentit, janë në një moshë që e kanë arritur ekuilibrin, unë i kam por meqënëse kam edhe njerëz të njohur, me një lloj karakteri që nuk i hanë presionet”, shtoi Topi

Artikulli paraprakSpiropali zbulon si u vendos kontakti me presidentin ukrainas Zelensky: Ja kush ishte lajmësi
Artikulli tjetërPunë 4 ditë në javë, ja cili është shteti që mendon për punëtorët