“A kam plumba në kokë?”/ I traumatizuar dhe gjakosur, pak minuta pas atentatit ‘të dështuar’ në autostradën Lezhë-Tiranë (VIDEO)

Top Channel publikon sot pamje pak minuta pas atentatit në autostradën Lezhë-Tiranë, ku në shënjestër ishte Blerim Preçi.

Advertisements

Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë. Gjithashtu dëgjohet teksa kushëriri i Preçi, Klisman Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar dhe i gjakosur.

Qytetari: Eja vrap tek lokali se thirra mjekun se thirra dhe policinë.

Advertisements

Klisman Preçi: A s’kam plumba n’kokë.

Qytetari: Jo jo s’ke gjë.

Një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të Preçit, i cili po udhëtonte në një mjeti tip Mercedes Benz ‘ML’.

Atentati i dështuar pati shënjestër Blerim Preçin nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi.

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme për marrjen e provave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakVdekje e dyshimtë në qytetin shqiptar, pistoletë dhe gëzhoja plumbash pranë trupit të pajetë
Artikulli tjetër“Çfarë dreqin…”/ Nuk u kualifikua për në finale, Ronela Hajati ironizon fituesit e Eurovision