I dha goditjen e fundit, kush ishte vrasësi me pagesë krah Dumanit që ekzekutoi vëllain e Talo Çelës (Emri)

Të tjera të vërteta vijojnë të dalin në shesh nga arrestimet e bujshme të ditës së sotme me urdhër nga SPAK.

Advertisements

Një vrasje e bujshme është dhe ajo e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, sot i shpallur në kërkim nga Policia. Burime për mediat bëjnë me dije se një prej ekezutorëve ka qenë shtetasi Besjan Xhixha së bashku me Nuredin Dumanin dhe një person tjetër të shpallur në kërkim.

Besian Xhixha dyshohet si vrasës me pagesë. Ai ndodhet pas qelisë, pasi u arrestua së bashku me Enver Divën të dyshuar si autorët e vrasjes së dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës.

Advertisements

Vëllezërit Haxhia strehonin në shtëpinë e tyre Talo Çelën, kjo sipas familjarëve të dy vëllezërve dhe vet Talo Çelës në intervistat e dhëna për mediat.

Në foto: Besjan Xhixhaj

Artikulli paraprakBora dhe Donaldi bashkë? Atdheut “i këputet” shpirti për Triksën, bën deklaratën e papritur
Artikulli tjetër“Plumbi i artë”/ Zbardhen emrat e 14 personave që janë shpallur në kërkim nga policia pas rrëfimit të Nuredin Dumanit