“Hapni sytë”/ Dashnor Sula sjell në Kuvend listat e “kripura” të ushqimeve, bën deklaratën e papritur: Do e lë postin e deputetit…

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit është shprehur se është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i deputetit nëse në Peqin është investuar 1 metër asfalt këto 9 vite.

Advertisements

Ai solli dhe listën e çmimeve “të kripura” të ushqimeve në Peqin, duke thënë se ajo çfarë qeveria deklaraon referuar rritjes së ekonomisë janë propaganda.

“Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. 6 të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashkinë e Peqinit. Nuk keni dërguar asnjëherë fonde.

Advertisements

Nëse në Ukrainë Rusia ka sulmuar Mariupolin, kjo është gjendja e Peqinit, hapni sytë. Kalohet vetëm me zetor. Shikoni gjendjen e tregut, fshatrat, rrugët. Po ju sfidoj nëse do të gjeni për 9 vite në Peqin një investim asfalt apo diçka tjetër unë iki nga posti i deputetit.

7 mijë kajsia, 2 mijë domatet, 3 mijë bizelja, 3 mijë specat, katër mijë speci i kuq, 3 mijë patllixhani,bëjini llogaritë vet tani. Këtu vihet dhe flitet, se thua ti po lulëzon ekonomia, në një kohë kur nuk është kështu o vëllezër. Në një kohë që ka përfunduar gjithçka dhe kjo ëështë e vërteta”, tha ai.

Artikulli paraprak“Vilma u përmend sot, kërkoi vajzën”, flasin familjarët e çiftit të aksidentuar: Kur pa foshnjën…
Artikulli tjetërDetaji prekës/ Çifti që u aksidentua nga “G-Class” u bënë prindër pas 20 vitesh martesë