E rëndë! Gjendet i vdekur 26-vjeçari shqiptar, pranë tij dhe një kallash

Një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës është gjetur i vdekur.

Advertisements

Pranë shtëpisë së tij është gjetur edhe një armë AK – 47.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Advertisements

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës.

Është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Gashi.

Artikulli paraprakRrëfimi i mjekut zbulon sekretin e madh të Kremlinit, ja si qëndron e vërteta ‘shokuese’ e Putin dhe të dashurës së tij gjimnaste
Artikulli tjetërE mashtroi sikur po i jepte peshk dhe e hodhi macen në det duke e goditur me shkelm, shqiptari merr atë që meriton! (VIDEO)