Dalin pamjet e aksidentit, momenti kur shqiptari pa patentë përplasi për vdekje grekun(Video)

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit tragjik i shkaktuar nga një i ri shqiptar. Ngjarja ndodhi në 1 maj në rrugën nacionale Athinë-Selanik.

Advertisements

59-vjeçari kishte ndaluar në anë të rrugës, në momentin kur shqiptari, i cili lëvizte pa patentë e mori atë para, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga pamjet shihet se 59-vjeçari ka ndaluar për të folur i sigurt në telefon, ndërsa 26-vjeçari që vinte pa tij e përplas. Gruaja e viktimës, e cila ishte gjithashtu në makinë mbeti e lënduar.

Advertisements

Sipas informacioneve, drejtuesi i mjetit që përplasi mjetin e 59-vjeçarit nuk kishte patentë dhe u arrestua për vrasje nga pakujdesia. Përplasja ka ndodhur nga dera e shoferit dhe ka qenë fatale për 59-vjeçarin.

Artikulli paraprakMeri paralajmëron këto 3 shenja Horoskopi të kenë shumë kujdes
Artikulli tjetërShenjat e Horoskopit që dashurohen më lehtë në pranverë