Çudit Berisha, krahason veten me miliarderin amerikan: Kthimi im në politikë, si ai i Steve Jobs

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ishte ditën e sotme në Durrës në një takim me mbështetësit e tij, ka thënë se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs.

Advertisements

Berisha shprehet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë njësoj sikur Jobs ndryshoi botën me një I Pad.

“ Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një I Pad-in ndryshoi botën, ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga Durrësi.

Advertisements

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot në kuadër të turit elektoral të Sali Berishës, i cili kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në qytetin shqiptar, ‘Golf’-i fluturon në ajër këmbësoren
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e mërkurë, 18 maj 2022