Çadrat me vete! Rebeshe shiu në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për sot

Çadra nuk duhet ta lini në shtëpi! Sot territori i vendit do të pushtohet nga reshjet e shiut.

Advertisements

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet grumbullim i vranësirave konvektive duke gjeneneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore ndersa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë shira të përkohëshëm.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakRusia i bën paralajmërimin e fortë Britanisë: Nëse vazhdoni sanksionet do të…
Artikulli tjetërZelensky më i vendosur se kurrë, i gatshëm për paqe me Rusinë, ja kushti i vetëm