Bora dhe Donaldi rikthehen bashkë? Ja çfarë ka bërë moderatorja e ‘Top Channel’ për aktorin e njohur të humorit

Fansat e dyshes së njohur Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë kërkuar prej kohësh rikthimin e tyre bashkë. Mirëpo me sa duket kjo dëshirë e tyre është plotësuar.

Advertisements

Sipas Kryefjala.com, Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka pasur në Kosovë.

Më tej, thuhet se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi.

Advertisements

Madje sipas të njëjtit burim, në kufi janë regjistruar në të njëjtën kohë në regjistrin elektronik.

Kujtojmë që Bora reagoi pak kohë më parë, ku hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një duet apo bashkëpunim me Donaldin.

Mirëpo, prezantuesja nuk mohoi që mund të ketë dedikime dhe falje.

Ja ç’shkruante Bora Zemani më herët:

“…Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be publike. Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh. Per momentin ka ASGJE! Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shume nieri-tjetrin! Shume dashuri per te gjithe ju!!”, shtoi ajo në shkrim.

Artikulli paraprakDemokrati nuk përmbahet përballë Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mi
Artikulli tjetërPresidenti Zelensky del me paralajmërimin e frikshëm, ja çfarë po planifikon Putini