Askush nuk ka “guxim” të garojë përballë tij, Sali Berisha tregon se çfarë do të ndodh më 22 maj

Më 22 maj, në PD pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë pas largimit të Lulzim Bashës, zgjedhje të thirrura nga Komisioni i Rithemelimit.

Advertisements

Deri tani, Sali Berisha është kandidati i vetëm zyrtar që ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD, ndërsa askush tjetër nuk ka marrë guximin të dalë kundër tij në këtë proces. Madje, Kulluri ishte një nga zërat që kishte deklaruar më herët që do të garonte, por vendosi të tërhiqej.

Në këtë situatë, PD mund të shkojë në zgjedhjen për kryetar me vetëm një kandidat. Berisha dha përgjigje se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të ketë rivalë më 22 maj.

Advertisements

“Nëse unë nuk kam rivalë do të ketë referendum. Anëtarët e PD do të thirren të votojnë pro apo kundër Berisha”, tha ish-kryeministri.

Artikulli paraprakPolitikani i parë shqiptar në Ballkan që vizitoi Ukrainën: Ju tregoj rrugën se si shkova(Detaje)
Artikulli tjetërE rëndë! Pesë fëmijë, përfshirë një foshnje, u gjetën vetëm në shtëpinë e mbushur me buburreca